Politike

"Shqipëria fiton vetëm me mua dhe Partinë Socialiste", Rama: Jemi i vetmi vend në Europë me taksën zero për bizneset e vogla

Rama tha se gjatë qeverisjes së tij është 3 fishuar prodhimi dhe të ardhurat për frymë.

8 Maj 2025, 08:40 Nga r.ll
"Shqipëria fiton vetëm me mua dhe Partinë Socialiste",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa po iu përgjigjej komentuesve në rrjetet sociale tha se rezultati në zgjedhjet e 11 majit është për fitoren e Shqipërisë. 

Sipas tij, kjo fitore arrihet vetëm me Partinë Socialiste. Rama tha se gjatë qeverisjes së tij është 3 fishuar prodhimi dhe të ardhurat për frymë. Më tej shtoi se Shqipëria është i vetmi në Europë dhe rajon me taksën zero për biznesin e vogël.

"Kam për të fituar, skam për të fituar, nuk është çështja. Nuk është përsonale dhe nuk është për karrigën time. Kjo është çështja për të fituar Shqipëria. Dhe Shqipëria fiton vetëm më mua dhe Partinë Socialiste. Siç e kanë treguar gjithë këto vite, kemi 3 fishuar prodhimin, të ardhurat për frymë, kur kemi çliruar shumë energji, duke u bërë taksën zero, i vetmi vend në rajon me taksën zero për biznesin e vogël, sot jemi në vendin e tretë në rajon për rritjen e pagave, do t’i arrijmë edhe ata. Kemi dorëzuar 53 spitale, për të gjetur spitalin e fundit të ndërtuar, duke shkuar mbrapa në vitet ’60-’70. Kemi ndërtuar 400 qendra shëndetësore, 450 shkolla.", tha Rama. 

edi rama ne sy m\\\\\\\'sy

Sondazh

Poll