Aktualitet

Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në Malësi të Madhe, Barbullush, Mjedë e Bushat

Sipas informacioneve të deritanishme kontrollet po kryhen në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

8 Maj 2025, 08:53 Nga N.F
Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në Malësi të Madhe,
Foto ilustruese

SHKODËR- Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH dhe Policia e Shkodrës po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona. Mësohet se kontrollet po zhvillohen në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë. Sipas informacioneve të deritanishme kontrollet po kryhen në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që jane regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër. Agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficer dhe patrulla te DVP Shkodër.

krimet zgjedhore

Sondazh

Poll