Politike

Agron Duka: Duhen zgjedhje të parakohshme, ky parlament është turp i botës

21 Janar 2020, 07:17 Nga DOSJA
Agron Duka: Duhen zgjedhje të parakohshme, ky parlament është

Tiranë- Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka deklaruar së fundmi se vendi i ka të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme. Në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Duka tha se parlamenti aktual është turpi i botës.

Ne kemi thënë se parlamenti është rezultat i votave të vjedhura, prandaj dolëm. Futja në zgjedhjet lokale ishte me e çu dëm atë luftë. Nëse ty të pëlqen që 5 kryetarë bashkie të  dalin me probleme në procesin e dekriminalizimit ndërkohë që bëhen votime dhe jo zgjedhje, nëse të pëlqen që ky parlament që është turpi i botës, nëse të pëlqen që pushteti të përqëndrohet në një dorë, nëse  të pëlqen që bujqit të dalin në protesta dhe kjo gjendje ekonomike që është le t’ju rrojë jo në 2021 por 2081,  unë kam bukë me hëngër mo vëlla. Nëse kërkohen zgjedhje të parakohshme kërkohen që të stabilizohet gjendja politike dhe ekonomike, jo për PAA.”, u shpreh ai.

Video, deklarata e Dukës

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur javën e kaluar në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Nga takimi me palët u firmos dhe një dokument, që krijoi ‘institucionin” e ri që do hartojë Reformën Zgjedhore, Këshilli Politik. Ende nuk dihet sesi do të vijojnë zhvillimet politike në vend.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka agron duka

Sondazh

Poll