Politike

Kryemadhi tregon prapaskenat e konsensusit: Rama në janar do shpallte zgjedhje të parakohshme, do mbaheshin në prill

20 Janar 2020, 21:09 Nga DOSJA
Kryemadhi tregon prapaskenat e konsensusit: Rama në janar do shpallte

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zbuluar disa nga prapaskenat e tryezës për tryezën konsensuale me maxhorancën.

E ftuar sot në emisionin “5 pyetjet” në Report TV, Reforma Zgjedhore duhej të ishte miratuar në dhjetor nga parlamenti vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe se në janar kryeministri Edi Rama duhej të shpallte zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas saj duhej të mbaheshin në fund të prillit. Kryemadhi shtoi më tej se ky është kusht i Bundestagut që pas miratimit të zgjedhores, duhet të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Ai duhet të shpallte zgjedhjet në janar, t’i bënte në fund të prillit, para samitit të Zagrebit, prandaj duhet të bëhej kaq shpejt reforma zgjedhore, për t’u testuar në zgjedhje. Që Rama të tregonte që Shqipëria e do BE-në. Edhe ne si opozitë themi që integrimi për të qenë pjesë e BE është e vetmja mundësi për të ecur përpara“, u shpreh Kryemadhi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konsensusi i paleve per zgjedhoren monika kryemadhi tryeza per reformen zgjedhore zgjedhje te parakohshme edi rama konsensusi i paleve per zgjedhoren monika kryemadhi tryeza per reformen zgjedhore zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll