Politike

Irani reagon pas dëbimit të 2 diplomatëve: Shqipëria nuk është në rrugën e duhur, ka bërë gabim

20 Janar 2020, 18:04 Nga DOSJA
Irani reagon pas dëbimit të 2 diplomatëve: Shqipëria nuk

IRAN- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, ka reaguar për herë të pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, me një vendim të qeverisë shqiptare. Në një reagim në mediat sociale, Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran, Hosein Ghazanfari thotë se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur, sepse ajo në të cilën është tani, nuk është e duhura.

“Shqipëria ka bërë gabime të shumta dhe ne mendojmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos lidhin lidhjet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive”, shkruan Ghazanfari.

Shqipëria dëboi pak ditë më parë dy diplomatë iranianë nga ambasada në Tiranë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, janë dëbuar pasi kanë shkelur parimet e konventës së Vjenës me veprimtarinë e tyre, duke mos përcaktuar saktësisht se çfarë kanë bërë dy diplomatët. Ndërkohë të shtunën (18 janar), dy diplomatët pas skadimit të urdhrit 72 orësh kanë lënë shqipërinë dhe janë larguar nga Rinasi drejt Turqisë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debohen diplomatet iraniane hosein ghazanfari tensione shqiperi-iran debohen diplomatet iraniane hosein ghazanfari tensione shqiperi-iran

Sondazh

Poll