Politike

Seanca plenare/ Maxhoranca zgjedh Metanin në krye të ILD, Ruçi: Objektiv Reforma Zgjedhore. Opozita kërkon lista të hapura

20 Janar 2020, 06:47 Nga DOSJA
Seanca plenare/ Maxhoranca zgjedh Metanin në krye të ILD, Ruçi:

TIRANË- Kuvendi ka zhvilluar sot seancën e parë parlamentare, në të cilën nuk ka pasur debate mes deputetëve. Seanca që riktheu deputetët në punë shërbeu që kreu i Kuvendit, Grmaoz Ruçi, të jepte disa mesazhe deputetëve, e të tregonte dhe objektivat që duhet të përmbushen deri në përfundim të sesionit.

Në fund u miratuan dhe vendimet që ishin në rend dite, ku me 98 vota u zgjedh në krye të ILD, Artur Metani që është dhe vëllai i deputetes së PS, Englantina Gjermenit. Vet deputetja ka deklaruar konfliktin e interesit dhe është tërhequr nga votimi. 

VOTIMET PËR KREUN E ILD

Artur Metani: 98 pro 8 kundër 9 nuk votuan

Sokol Stojani: 16 pro, 19 kundër, 68 kundër

Joana Asimi Sorraj: 10 pro, 20 kundër, 71 abstenim, 14 pa votuar

Eris Hysi: 9 pro, 72 abstenim, pa votuar 18, 16 kundër

Lindita Troja: 12 pro, 15 kundër, 71 abstenim, 17 pa votuar

Po sot Ahmetaj u ul sërish në karrigen e ministrit dhe Milva Ikonomi me 84 vota i zuri vendin tek Komisioni i Ekonomisë. Deputetët që mbajtën fjalë para kolegëve ishin të paktë, pasi folën vetëm kryetarët e grupeve palramentare. Rudina Hajdari kërkoi që reforma zgjedhore të miratojë listat e hapura, ndërsa Myslim Murrizi edhe njëherë përsëriti thirrjen që data 21 janar të jetë festë kombëtare dhe të kujtohet Kongresi i Lushnjes që solli dhe parlamentarizimin në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur metani gramoz ruci kuvendit zgjedh kreun e ild rudina hajdari seancë plenare 20 janar 2020 artur metani gramoz ruci kuvendit zgjedh kreun e ild rudina hajdari seancë plenare 20 janar 2020

Sondazh

Poll