Politike

Metani u zgjodh në krye të ILD, PD: Vulos dëshimin e reformës, është shërbëtor i Ramës

20 Janar 2020, 19:01 Nga DOSJA
Metani u zgjodh në krye të ILD, PD: Vulos dëshimin e

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas zgjedhjes së Artur Metani në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, PD shkruan se emërimi i Metanit në krye të ILD vulos dështimin e reformës, kapjen dhe politizimin e drejtësisë.

Më tej në deklaratë shkruhet se emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. “Është një emërim partiak në një nga pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, që verifikon dhe nis hetime për të gjithë gjyqtarët, prokurorët, si dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe atë të Prokurorisë”, shtohet më tej.

DEKLARATA E PLOTË

Sot u emërua si Inspektor i Lartë i Drejtësisë vartësi i Edi Ramës, vëllai i ish ministres dhe deputetes së tij. Artur Metani, që duhet të garantojë pavarësinë e drejtësisë nga politika, u emërua sot në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. Sot është një ditë e keqe për demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri. Emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, është një emërim partiak në një nga pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, që verifikon dhe nis hetime për të gjithë gjyqtarët, prokurorët, si dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe atë të Prokurorisë.

Vartës i Edi Ramës për vite me radhë, Artur Metani nuk do t’i shërbejë drejtësisë së pavarur. Ai është emëruar aty për të qenë  shërbëtor i Edi Ramës. Me këtë emërim Edi Rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar.  Emërimi i Artur Metanit, një militanti partiak, vartës i Ramës, vëlla i deputetes dhe ish ministres së Ramës është një tjetër zhgënjim i thellë për të gjithë shqiptarët që prisnin drejtësi të pavarur nga reforma në drejtësi e cila, me hapin e sotëm është pranë vdekjes klinike.

Artur Metani u zgjodh sot nga Kuvendit me 98 vota pro në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Pak ditë më parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e kishte renditur të parin Metanin dhe nëse nuk do votohej nga Kuvendi emri i tij do zgjidhej automatikisht.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur metani kreu i ild partia demokratike artur metani kreu i ild partia demokratike

Sondazh

Poll