Politike

"T'i japin vendit atë që i ka munguar në jetë të jetëve, dinjitetin!" Rama: 3 mandate me radhë nuk na kanë lodhur

Rama tha se janë të bindur se çdo ditë e më shumë se ky vend që po bëhet po lulëzon në mes të Evropës.

7 Maj 2025, 18:46 Nga M.B
"T'i japin vendit atë që i ka munguar në jetë
Edi Rama

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Lushnje. Rama tha se tre mandate radhazi nuk i kanë lodhur socialistët. Ai shtoi se me 11 maj duhet t'i japin vendit atë që sipas tij i ka mungur në jetë të jetëve, dinjitetin. Rama tha se janë të bindur se çdo ditë e më shumë se ky vend që po bëhet po lulëzon në mes të Evropës.

"3 mandate me radhë nuk na kanë lodhur, na kanë bindur çdo ditë e më shumë se ky vend që po bëhet po lulëzon në mes të Evropës. Por dhe ne do ta bëjmë të lulëzojë. Duke i dhënë atë që i ka mungur në jetë të jetëve, dinjitetin. Duke i dhënë flamurit të Skënderbeut, Ismail Qemalit, shumë lotëve, shuymë shporesëve, vendin q ëi ka munguar atje në oborrin e Evropës.

Duke i dhënë sot fëmijëve që nuk votojnë dot, gjënë më të madhe, atë që një prind mund ti japë fëmijës së vet, atë që s’na dhanë prindërit tanë, stërgjysëhrit tanë, shpirtin evropian të mishëruar në pasaportën evropiane", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll