Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Sa vota i duhen një kandidati për t'u bërë deputet në secilin qark

Formula D-Hondt e mesatareve më të larta njihet se favorizon partinë më të madhe.

7 Maj 2025, 16:02 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Sa vota i duhen një kandidati për t'u
Foto ilustruese

SHQIPËRI- 140 deputetët e Kuvendit përfaqësojnë qytetarët shqiptarë që në zgjedhjet e 11 majit u drejtohen kutive të votimit. Ajo që përbën kuriozitet është se si deputetët e votuar "rrëmbejnë" karriget në Kuvend, pra sa vota do të duhej për secilin prej tyre. Në fakt, Formula D-Hondt e mesatareve më të larta njihet se favorizon partinë më të madhe.

Po çfarë është kjo formulë?

Formula D-Hond pjesëton numrin e votave që ka marrë secila parti, fillimisht me 1, pastaj me 2 e me radhë, deri sa të mbarojnë mandatet për t’u ndarë. Partisë që i del herësi më i lartë nga pjesëtimi, merr mandatin.

Rrjedhimisht, ajo që diskutohet, dhe që është përcaktuese për rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, është i ashtuquajturi mandat i fundit. Ky është edhe mandati që praktikisht synohet nga të gjitha partitë e vogla, veçanërisht në Tiranë. Nga ana tjetër, mandati i fundit është ndarë në secilin qark në varësi të pjesëmarrjes. 

Tabela me numrin e votave që i duhet një kandidati për t'u bërë deputet në secilin qark

Zgjedhjet e 11 majit/ Sa vota i duhen një kandidati për t'u

zgjedhjet

Sondazh

Poll