Politike

"Zyrtarët bashkëpunojnë me krimin"/ Çollaku padit në SPAK blerësit e votave: Janë abuzime të mëdha me fonde publike...

Çollaku, pas daljes nga SPAK, kërkoi që të merren masa që krimi elektoral të parandalohet para 11 Majit dhe të mos merren me statistika boshe

7 Maj 2025, 16:18 Nga E. D
"Zyrtarët bashkëpunojnë me krimin"/ Çollaku
Basir Çollaku

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku u paraqit ditën e sotme në SPAK. Ai bëri një kallëzim për krimet e elektorale në Mat, që kanë protagonist kryesor rivalin e tij Agron Malaj. Çollaku, pas daljes nga SPAK, kërkoi që të merren masa që krimi elektoral të parandalohet para 11 Majit dhe të mos merren me statistika boshe

Ai theksoi para gazetarëve se janë abuzime të mëdha me fonde publike, asete për shtrime rrugësh, pasuri publike që janë vënë në dispozicion në këmbim të votës. Çollaku gjithashtu tha se ka referuar me emra dhe numra telefoni, ata që janë pjesë e këtij operacioni elektoral për të blerë vota e shpërndarë zarfa.

"Janë abuzime të mëdha me fonde publike. Asete për shtrime rrugësh, pasuri publike që janë vënë në dispozicion në këmbim të votës. Kemi referuar dyshimet tona për zyrtarë që po tentojnë të shpërndajnë para në këmbim të votës dhe punësime elektorale. Numri i tyre është shumë i lartë. Unë i kam referuar me emra dhe numra telefoni, ata që janë pjesë e këtij operacioni elektoral për të blerë vota e shpërndarë zarfa. Ka dhe elementë të botës së krimit që janë pjesë. Nëse këta që shpërndajnë para, fuoristrada të zeza, banditë që shëtisin nëpër qark" tha ai për gazetarët.

basir Çollaku

Sondazh

Poll