Politike

Mbyllja e fushatës së PS-së në Lushnje/ Balluku: Jemi gati për të hapur kapitullin e Shqipërisë evropiane

Ajo shtoi se synimi i qeverisë është që në fund të 2030 të arrihet mbi 1 miliard euro eksporte bujqësore.

7 Maj 2025, 18:25 Nga M.B
Mbyllja e fushatës së PS-së në Lushnje/ Balluku: Jemi gati
Belinda Balluku

LUSHNJE- Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku mbajti fjalën gjatë takimit elektoral të socialistëve në Lushnje. Balluku tha se kjo ka qenë një nga fushata më të bukur që ka bërë. Ajo shtoi se synimi i qeverisë është që në fund të 2030 të arrihet mbi 1 miliard euro eksporte bujqësore. Balluku po ashtu tha se janë gati për të hapur kapitullin e Shqipërisë evropiane.

“Ka qenë një nga fushata më të bukur që kam bërë më të gjithë ju. Kjo ka qenë një rrugë e gjatë e bërë bashkë, për të kuptuar njëri-tjetrit dhe për të shkëmbyer idetë që kemi për të ardhmen. Ju jeni punëtorë të mëdhenj. Kemi një serë planesh për Lushnjën dhe Divjakës, për ta çuar bujqësinë në një nivel tjetër, ka ardhur koha që fermerët tanë të pushtojnë tregjet evropiane, ashtu siç ka ndodhur në fakt. Synimi i qeverisë në fund të 2030 të kemi arrit mbi 1 miliard euro eksporte bujqësore.

Më 11 maj, një kapitull i ri do të hapet. Kapitulli i Shqipërisë evropiane. Ky mandat i katër nuk është mandat si gjithë të tjetër, jemi pranë një hapi historik. Edi Rama dhe PS përfaqësojnë të gjithë shqiptarët. Jemi gati për të hapur kapitullin e Shqipërisë Evropiane. Kemi mbjell farën e Shqipërisë evropiane. Në 11 maj, jo me drapër, por me autokombajnë drejt kutive të votimit për të korrur fitoren më të madhe në qarkun e Fierit. Na takon ne që të kemi fitoren më të madha”, tha Balluku.

lushnje

Sondazh

Poll