Politike

PS mbyll fushatën në Lushnje/ Rama: Partia Socialiste do të marrë fitoren më të bukur në 11 maj

Në fjalën e tij Rama tha se nëse Fino do të ishte sot bashkë me të në Lushnjë do të ishte i lumtur nga kjo pritje madhështore. kreyministri theksoi gjithashtu se në 11 maj Partia Socialiste do të marrë fitorn më të bukur.

7 Maj 2025, 18:33 Nga E. D
PS mbyll fushatën në Lushnje/ Rama: Partia Socialiste do të
Edi Rama

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim përmbyllës në qytetin e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij Rama ka përkujtuar edhe deputetin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë katër vite më parë. Në fjalën e tij Rama tha se nëse Fino do të ishte sot bashkë me të në Lushnjë do të ishte i lumtur nga kjo pritje madhështore. kreyministri theksoi gjithashtu se në 11 maj Partia Socialiste do të marrë fitorn më të bukur.

“Shumë faleminderit për këtë dallgë kaq të bukur, ku përzihen ngjyrat e flamurit më të bukur në botë me ngjyrat e ëndrrës më të vjetër në botë për ne. Do të doja shumë që në këtë moment të ishte edhe dikush me ne, që me siguri do të ishte shumë i buzëqeshur për këtë peisazh fantastik, deputetin e Lushnjës, Bashkim Finon. Të cilin e kujtova duke hyrë aty në mes njerëzve. Dua të besoj se po na shikon nga lart.

Nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në këtë shesh, por do të jenë në kutitë e votimit të dielën, sëbashku me ata që nuk do të jenë në kutitë e viotimit, por po i dërgojnë votat e tyre nga jashtë Shqiëprisë, do të bëni të mundur që më 11 maj të dalë fitorja më e bukur e Partisë Socialiste“, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll