Sport

Përleshje mes ultrasve në Poloni, aktiviteti i bamirësisë kthehet në arenë luftimi

20 Janar 2020, 21:42 Nga DOSJA
Përleshje mes ultrasve në Poloni, aktiviteti i bamirësisë

POLONI- Huliganët e Legia Warsaw dhe Zaglebie Sosnowiec hynë në një sallë, ku tifozët e një tjetër skuadre si Lech Poznan po zhvillonin një aktivitet bamirësie. Huliganët kishin si synim të rrëmbenin flamujt dhe simbolet e Lech Poznan.

(Kodi i ultrasve,nëse dikush rrëmben simbolin e një skuadre, atëherë ai tifo-grup nuk ka të drejtë t’a përdorë më.) Aksioni i dy tifozërive dështoi, pasi tifozët e Lech u treguan më të shpejtë duke rrahur disa prej agresorëve para ardhjes së policisë.

Skenat u zhvilluan në Oborniki, aty ku Lech organizoi edicionin e shtatë të aktivitetit, këtë herë në ndihmë të Michalina 13 vjeç – një paciente që vuan nga leuçemia.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport aktiviteti i bamiresise perleshje mes te pranishmeve poloni aktiviteti i bamiresise perleshje mes te pranishmeve poloni

Sondazh

Poll