Sport

Qau pas humbjes së Napolit! Ylli i ekipit i dërgon mesazh: Eja përsëri në stadium

20 Janar 2020, 21:36 Nga DOSJA
Qau pas humbjes së Napolit! Ylli i ekipit i dërgon mesazh: Eja

ITALI- Napoli ndodhet në një periudhë krize të rëndë dhe në një gjendje nga e ka të pamundur që të dalë. Në “San Paolo” napolitanët u mundë nga Fiorentina pas golave të Chiesa dhe Vlahovic. Një foto e shpërndarë gjerësisht ishte ajo kur kamera fokusoi djaloshin e vogël, një tifoz i Napolit, që po qante pasi ekipi i tij po humbiste.

Së fundmi është ylli i Napolit, Insigne, që bën një gjest të madh duke i kërkuar falje djaloshit për “fytyrën e keqe” e ekipit të zemrës që pa në fushë. “Përshëndetje Mario! Unë dua t’ju uroj një ditë të mirë. Më vjen keq që filluat të qani për rezultatin.

Ne ju premtojmë që nga këtu deri në fund do të kemi një kampionat të shkëlqyeshëm dhe ju do të buzëqeshni përsëri me ne! Ne po presim që të vish në stadium, një përqafim”, mbyll videon e mesazhit Insigne

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport insigne napoli tifozi ne stadium insigne napoli tifozi ne stadium

Sondazh

Poll