Aktualitet

Kamioni u përplaset me ambulancën në aksin Fier-Lushnjë/ Policia: Janë lënduar personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë për në banesë

Në njoftim bëhet me dije se janë lënduar personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë.

7 Maj 2025, 16:36 Nga M.B
Kamioni u përplaset me ambulancën në aksin Fier-Lushnjë/
Foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", në vendin e quajtur "Vajkan" ku janë përplasur automjeti tip "Kamion" dhe një autombulancë. Në njoftim bëhet me dije se janë lënduar personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", në vendin e quajtur "Vajkan", ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip "Kamion" me drejtues shtetasin I. S., dhe autombulanca me drejtues shtetasin J. T.,

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi G. Z., 38 vjeç dhe personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë, shtetasi E. Z., 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, shtetasi H. B., 54 vjeç, punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit(SPZ), dhe shtetasi T. M., banues në Çorovodë, infermieri, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll