Aktualitet

Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Librazhd, arrestohet shoferi 32-vjeçar një ditë pas ngjarjes

32-vjeçari është përplasur me një makinë në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë. Për shkak të aksidentit humbi jetën pasagjeri në mjetin tjetër dhe mbetën të plagosur pesë persona. 

7 Maj 2025, 12:41 Nga N.F
Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Librazhd, arrestohet
Pamje nga aksidenti

ELBASAN- Një 32-vjeçarështë vënë në pranga pas aksidentit me një viktimë të regjistruar paraditen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”. I arrestuari është drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident.

32-vjeçari është përplasur me një makinë në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë. Për shkak të aksidentit humbi jetën pasagjeri në mjetin tjetër dhe mbetën të plagosur pesë persona. Viktima është identifikuar si Ferit Agushi.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 32 vjeç, i cili drejtonte automjetin që u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi A. F., 66 vjeç. Si pasojë humbi jetën shtetasi F. A., 68 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A. F., si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë," thuhet në njoftimin e policisë.

 

aksidenti me një viktimë në aksin elbasan-librazhd

Sondazh

Poll