Aktualitet

I dëbuar nga Franca dhe i arrestuar për drogë, Klodiana Lala zbardh të shkuarën e errët të të riut që u vra në Astir,

20 Janar 2020, 21:10 Nga DOSJA
I dëbuar nga Franca dhe i arrestuar për drogë, Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje rreth të shkuarës së 28-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit. Sipas Lalës, Vilson Tafçiu Noka është akuzuar pak vite më parë për trafikun e 200 kg kanabis. Gazetarja shton gjithashtu se i riu është dëbuar nga shteti i Francës për shkak të rpoblemeve që ka pasur me ligjin.

Sipas Lalës, bazuar në të shkuarën e të riut me dy mbiemra, një nga pistat ku po heton policia është prishja e pazareve të drogës.

Vilson Tafçiu Noka, 28 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me breshëri plumbash. I riu është ekzekutuar nga disa persona që kanë qëlluar nga një makinë e llojit “Golfit 6”. Autorët e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar pasi Noka ka dalë nga lokali ku ishte nën shoqërinë e dy vajzave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vritet vilson tafciu vritet vilson tafciu

Sondazh

Poll