Aktualitet

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë, autorët e thirrën në emër dhe e vranë sapo doli nga lokali, viktima i akuzuar për dro

20 Janar 2020, 20:02 Nga DOSJA
Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë, autorët e thirrën

TIRANËVilson Tafçiu Ndoka, 28 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Teodor Keko”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet. Dosja.al ka mësuar se 28-vjeçari ishte ulur në një nga lokalet më të frekuentuara të zonës, nën shoqërinë e dy vajzave, në momentin që është thirrur nga jashtë nga disa persona, në orën 20:45.

Sapo Vilsoni ka kaluar pragun e lokalit është qëlluar me tre plumba në gjoks nga personat që e thirrën, duke mbetur i vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, autorët, ende të paidentifikuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të llojit “Golf 6”, me ngjyrë të zezë. Kamerat e sigurisë të lokaleve rreth zonës, të cilat aktualisht janë sekuestruar nga policia, kanë fokusuar atentatorët në momentin e largimit.

Ndërsa dëshmitarët kanë treguar se personi që e ka qëlluar ishte i pamaskuar, i gjatë dhe me mjekër. Policia ka ngritur pika kontrolli në shumë akse rrugore dhe është në kërkim të personave që i morën jetën 28-vjeçarit.

Por kush është Vilson Tafçiu Ndoka

28-vjeçari që përdorte dy mbiemra ishte me origjinë nga Dibra. Ai kishte jetuar më parë në Belgjikë dhe në Francë, nga ku ishte deportuar një vit më parë. Ndoka ishte larguar nga Shqipëria në drejtim të Francës në muajin mars të vitit 2018, ku dhe ishte arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. 28-vjeçari ishte dënuar me 1 vit burg, por kishte qëndruar vetëm 8 muaj në paraburgim, e më pas ishte deportuar drejt Shqipërisë.

Vilson Tafçiu Ndoka kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e tij, e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh, por pa e ditur që do të udhëtonte edhe vetë drejt banesës së fundit. Ai ishte zhvendosur me banimInstitut kohët e fundit. Pista e parë ku po hetohet është pikërisht e kaluara e viktimës dhe prishja e pazareve të drogës, në të cilin ai ishte përfshirë.

(a.b/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet krim i rende ne tirane tirane vilson tafciu vritet vilson tafciu krim i rende ne tirane tirane vilson tafciu vritet vilson tafciu

Sondazh

Poll