Aktualitet

Çfarë ndodhi në Tiranë? Parandalohet tragjedia në fshatin Kus, në pranga 45-vjeçari

Mësohet se policia ishte njoftuar për një konflikt në familje dhe sapo efektivët i janë afruar banesës, 45-vjeçari Luan Alla ka qëlluar në ajër me kallashnikov.

7 Maj 2025, 11:02 Nga I.A
Çfarë ndodhi në Tiranë? Parandalohet tragjedia në
Policia

TIRANË- Një tragjedi është parandaluar në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Kus në Tiranë. 45-vjeçari Luan Alla ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe fëmijët e mitur. Mësohet se policia ishte njoftuar për një konflikt në familje dhe sapo efektivët i janë afruar banesës, 45-vjeçari Luan Alla ka qëlluar në ajër me kallashnikov. Pas ngjarjes së rëndë Alla u arrestua nga policia, e cila sekuestroi edhe armën e zjarrit

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”. Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale në një familje, në fshatin Kus. Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij, vihet në pranga 45-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç. Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

luan alla

Sondazh

Poll