Politike

Rama vijon premtimet elektorale në Fushë Krujë: Rroga e mjekut do shkojë 2 mijë euro, paga e mësuesve do jetë 1250 euro

Po ashtu Rama theksoi se nga ushtria më e keqpaguar në rajon, sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon. 

7 Maj 2025, 11:37 Nga I.A
Rama vijon premtimet elektorale në Fushë Krujë: Rroga e mjekut do
Edi Rama

FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me premtimet elektorale ditën e sotme në Fushë Krujë. teksa mbylli fushatën elektorale, Rama premtoi se paga e mjekëve do të shkojë në 2 mijë euro. Ndërkohë që për rrogën e mësuesve tha se do të rritet në 1250 euro. Po ashtu theksoi se nga ushtria më e keqpaguar në rajon, sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon. 

“Shumë flet këneta nëpër këto moçalet e televizionet se s’ka kështu dhe ashtu, ka rënë ekonomia, varfëri etj. 1650 euro paga e mjekëve, do shkojë në 2 mijë euro në 2030. Rrogat aktuale më të vogla janë 400 euro dhe do rriten më tej. Kemi rritur bonusin e bebes, deri mbi 1200 euro për fëmijën e tretë. Do e ndryshojmë me çdo muaj sipas numrit të fëmijëve. Mësuesit do shkojë paga nga 950 euro në 1250 euro në 2030. Kemi pasur ushtrinë më të keqpaguar në rajon, nga 28 mln euro, sot e kemi mbi 280 milionë euro. Kemi rritur pagat e ushtarakëve de do e bëjmë më shumë. Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë që ka ushtrinë më të madhe në rajon. Në ushtri pagat janë bërë mbi 150 euro, ose me rritje mbi 150%”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll