Politike

“Rama ik”/ Kryeministrit i ndërpresin fjalimin në Krujë: Vdeksha unë për ty! O hudhër

Në këto momente, Rama ka ndërprerë fjalimin dhe i është përgjigjur qytetarët, duke e quajtur hudhër. 

7 Maj 2025, 11:23 Nga I.A
“Rama ik”/ Kryeministrit i ndërpresin fjalimin në
Edi Rama

FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama është përballur me një incident ditën e sotme gjatë fushatës elektorale në Fushë Krujë. Teksa po mbante fjalim, një qytetar i është drejtuar me fjalët 'Rama ik'. Në këto momente, Rama ka ndërprerë fjalimin dhe i është përgjigjur qytetarët, duke e quajtur hudhër. 

“Ne nuk konkurrojmë me Gjermaninë. Garën me Gjermaninë e bentë bufi kur ishte në qeveri…aman vdeksha, se po e prisja këtë. A vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove. Tani jemi në rregull. Po e prisja që në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’ që të plasë syri i keq, e plasi syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj. E ku e tha?! Sa përmenda unë fjalën kënetë. Po ju nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll