Politike

"Duhet të dini se çfarë ndodh realisht", Rama nga Fushë-Kruja: E kemi rritur PBB-në në 25 miliard euro! Në 2030 do të shkojë 35 miliard euro

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se në çdo qytet po pasqyron arritjet që qeveria ka bërë gjatë mandateve. Ai theksoi se kjo duhet pasqyruar që qytetarët të shohin se çfarë është bërë realisht dhe jo siç paraqitet me gënjeshtra.

7 Maj 2025, 11:12 Nga N.F
"Duhet të dini se çfarë ndodh realisht", Rama nga
Rama

FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme po zhvillon një takim me banorë të Fushë-Krujës. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se në çdo qytet po pasqyron arritjet që qeveria ka bërë gjatë mandateve. Ai theksoi se kjo duhet pasqyruar që qytetarët të shohin se çfarë është bërë realisht dhe jo siç paraqitet me gënjeshtra.

Teksa u kthye pas në kohë kur mori mandatin e parë, Rama tha se PBB-ja ishte 10 miliard euro. Sipas tij tani PBB-ja ka kaluar 25 miliard euro. Ai shtoi që pret që në Shqipërinë e vitit 2030 të shkojë 35 miliard euro. Kryeministri tha se vendi nuk konkuron me Gjermaninë pasi sipas tij këtë e bënte vetëm kreu i PD-së, Sali Berisha kur ishte në qeverisje të cilin e quajti buf.

"Do të duhet ta riveshim brenda një kohe të arsyeshme. Dua të ndaj me ju një pasqyrë të këtyre viteve ku përballë një pasqyre të errët ndaj publikut, në atë errësirë publiku goditet me gënjeshtra. Të shikoni se cfarë ka ndodhur përtej horizonit të tyre.

Duhet të dini se cfarë ndodh dhe të dinë se cfarë ndodh realisht. Po e filloj me momentin kur fillon e gjitha. Kur morëm detyrën te PBB-ja, ishte 10 miliard euro. Sot ka kaluar 25 miliard euro. Deri ne Shqipërinë 2030 do të shkojë 35 miliard euro, do të ketë më shumë të ardhura për të shpërndarë. Këtu jemi tek një pasqyrë e rrijtes së PBB në raport me rajonin. Ne nuk konkurojmë me Gjermanine, e bënte bufi kur ishte në qeveri," tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll