Sport

Luis Enrique: "Dembélé është në dispozicion. Jemi besnikë ndaj ideve tona"...

Trajneri vlerëson Kvaratskhelian në prag të ndeshjes me Arsenalin: "Cilësitë e tij janë mbi mesataren"

7 Maj 2025, 09:30 Nga DOSJA
Luis Enrique: "Dembélé është në dispozicion.

FRANCE - PSG është në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Parisienët janë të thirrur të mbrojnë epërsinë 1-0 në Emirates kundër Arsenalit. 

Luis Enrique, në një konferencë për shtyp, njoftoi rikuperimin e Ousmane Dembélé: "Ai u stërvit me grupin për dy ditë. Do ta kem në dispozicion,"- ishin fjalët që bëjnë të lumtur çdo tifoz parizien.

Trajneri spanjol ka patur fjalë të ëmbla edhe për Kvicha Kvaratskhelia-n: "Kur patëm mundësinë ta nënshkruanim një ose dy sezone më parë, nuk ia dolëm. E njihnim mirë. Është i ri, por ka shumë përvojë.

Duhet të them se për një lojtar që ndryshon vend, që ndryshon futboll, është e vështirë. Ai e përballoi këtë proces me mendje të hapur. Cilësitë e tij janë mbi mesataren, jam shumë krenar për performancat e tij, i kënaqur me atë që bën me dhe pa top".

Për sfidën kundër Arsenalit. "Sigurisht që do të vuajmë sepse kundërshtarët tanë nuk kanë një rezultat të favorshëm. Duhet ta përsërisim performancën e ndeshjes së parë sa më shumë që të jetë e mundur për të fituar ndeshjen e kthimit dhe për t'i qëndruar besnikë ideve tona.

Ndeshja e sotme do të jetë e vështirë. Është e ndërlikuar në letër, por do të përpiqemi të përsërisim atë që kemi bërë që nga dita e parë. Me cilësinë që kam, e shoh si një avantazh."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll