Sport

Flick akuzon Marciniak: "Çdo vendim në favor të Interit, por ata e meritonin"...

Trajneri i Blaugranave fajëson gjyqtarin për drejtimin "e njëanshëm" të ndeshjes…

7 Maj 2025, 07:30 Nga DOSJA
Flick akuzon Marciniak: "Çdo vendim në favor të Interit,

ITALI - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është kontrovers pas humbjes në San Siro kundër Interit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Kritika e drejtpërdrejtë dhe jo aq e fshehur është për Marciniak, i cili akuzohet nga trajneri spanjol se ka marrë vendime njëkahëshe:

"Disa vendime 50-50 shkuan të gjitha në favor të Interit, por kështu shkuan gjërat dhe nuk dua të flas shumë për këtë. Nuk do të ishte e drejtë për ekipin tim, sepse ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Nuk dua të flas për gjyqtarin, ia thashë atij atë që kisha për t'i thënë".

"Jam i zhgënjyer, por jo me ekipin tim, - tha ai në konferencën për shtyp. - Ata dhanë gjithçka dhe jam krenar për ta. Jemi eliminuar, por vitin tjetër do të përpiqemi përsëri t'i bëjmë tifozët të lumtur. Djemtë luajtën një ndeshje të shkëlqyer".

Trajneri i Blaugrana-s shtoi më pas: "Sonte kishte një atmosferë fantastike në stadium, si dhe në shtëpinë tonë. Sonte skuadra bëri gjithçka për t'i bërë tifozët krenarë. Le të ecim përpara, do të mësojmë nga e gjithë kjo."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll