Sport

VIDEO / Interi drejt finales, mbyll në avantazh 45 minutat e para!

Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të.

6 Maj 2025, 21:53 Nga DOSJA
VIDEO / Interi drejt finales, mbyll në avantazh 45 minutat e para!

ITALI - Po luhet në “San Siro” gjysmëfinalja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në finale e madhe të Champions League.

Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të. Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e parë shtesë Lautaro fiton një penallti, që jepet me VAR dhe Calhanoglu e ekzekuton saktë.


Kujtojmë që ndeshja e parë në Katalonjë ka përfunduar 3-3 dhe me rezultatin aktual 2-0, Interi është ekipi që shkon në finale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll