Sport

Simone Inzaghi pas ndeshjes: “Komplimente Barcelonës, ndërkohë që djem e mi më bën shumë krenar!”

Zikaltrit eliminuan Barcelonën me një rezultat sensacional 4-3 pasi e çuan ndeshjen në kohën shtesë me golin e Acerbit në shtesën e kohës së rregullt dhe më pas ishte vendimtar Fratezi në minutën e 99-të.

7 Maj 2025, 00:35 Nga DOSJA
Simone Inzaghi pas ndeshjes: “Komplimente Barcelonës,

ITALI - Interi është në finalen e Ligës së Kampionëve dhe për Simone Inzaghin kjo është e dyta në tre vitet e fundit. Zikaltrit eliminuan Barcelonën me një rezultat sensacional 4-3 pasi e çuan ndeshjen në kohën shtesë me golin e Acerbit në shtesën e kohës së rregullt dhe më pas ishte vendimtar Fratezi në minutën e 99-të.

"Urime edhe për Barcelonën sepse janë një ekip vërtet i fortë - komentoi Simone Inzaghi në fund të ndeshjes -, pastaj duhet t'i duartrokas djemtë e mi që midis ndeshjes së parë dhe asaj të dytë dhanë dy paraqitje sensacionale. Jam krenar që jam trajneri i tyre, ata më dhanë gjithçka dhe madje edhe ata që u aktivizuan nga stoli na lejuan të ruanim nivelin e lartë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll