Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në “San Siro” duhet shtesa për të përcaktuar finalistin e pare!

6 gola edhe në ndeshjen e dytë mes Interit dhe Barcelonës, do të vendoset gjithçka pas shtesës ose ruletës së penalltive

6 Maj 2025, 22:48 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në “San Siro” duhet shtesa për

ITALI – Po luhet në “San Siro” gjysmëfinalja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkonjë në finale e madhe të Champions League.

Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të. Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.


Në minutën e parë shtesë Lautaro fiton një penallti, që jepet me VAR dhe Calhanoglu e ekzekuton saktë.


Dhe me shifrat 2-0 përfundojë pjesa e parë. Ndëkohë në pjesën e dytë katalanasit përmbysin gjithçka. Garsia në minutën e 54 dhe Olmo në të 60-tën parazpeshojnë rezultatin dhe kur gjithçka dukej se do të shkonte në shtesë është Raphinha që 2 minuta nga koha e rregullt i jep avantazhin që rezultoi i përkohshëm për Barçën pasi Açerbi rikthen në lojë skuadfrën e Inzaghit për të çuar ndeshjen në shrtesë. fitoren dhe finalen Barcelonës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll