Politike

"Kam vajtur te Merkel dhe i kam thënë dua mbështetje për vetting-un!" Rama për drejtësinë: Kemi dorëzuar shpatën edhe kemi çarmatosur veten

Rama tha se shpatën drejtësisë ia dha partia e tij dhe vetë ai duke çarmatosur edhe veten. Ai tha se kishte shkuar personalisht te ish-kancelarja gjermane dhe i kishte kërkuar mbështetje për procesin e vetting-ut.

6 Maj 2025, 22:26 Nga M.B
"Kam vajtur te Merkel dhe i kam thënë dua mbështetje
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli sot për reformën në drejtësi dhe goditjet e kësaj të fundit në radhët e politikës. I ftuar në emisionin "Repolitix" Rama tha se shpatën drejtësisë ia dha partia e tij dhe vetë ai duke çarmatosur edhe veten. Ai tha se kishte shkuar personalisht te ish-kancelarja gjermane dhe i kishte kërkuar mbështetje për procesin e vetting-ut.

Pjesë nga biseda në studio:

Edi Rama: Ne kemi dorëzuar shpatën, edhe kemi çarmatosur veten. Me vetëdije të plotë, sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër për të bërë Shqipëri në BE. Nuk ka rrugë tjetër, pushtetet janë të ndara, dhe në qoftë se s'ke një drejtësi të pavarur realisht, dhe në qoftë se shpatën që duhet ta përdorë drejtësia e mban ti në zyrë, nuk ka, nuk ka shans të kesh barazi para ligjit. Dhe unë e them në sensin e çfarë kapërcimi historik kemi bërë ne dhe kush e ka bërë? Ne e kemi bërë. Se thotë mentori, ç'është kjo vetëm me Edin dhe me Partinë Socialiste. Edi me Partinë Socialiste e ka bërë këtë, se kush e bëri. Unë kam vajtur te Angela Merkeli personalisht dhe i kam thënë, dua mbështetje për vetingun. Europianët nuk na jepnin mbështetje për vetingun. S'është histori e vjetër. Kjo është histori e Shqipërisë, kjo është një nga gjërat që do mbeten në histori, kur ne mos jemi më nëpër studio. Në qoftë se bufi ka ndonjë gjë në dorë, në datën 12 do ta shkrijë, se kështu ka thënë.

Analisti: Do funksionojë komisioni Xhafaj? 

Edi Rama: S'ka lidhje me SPAK-un ai. 57% e negociatave janë për drejtësinë. Se s'është vetëm SPAK-u.

edi rama

Sondazh

Poll