Politike

"Të shkosh pas kënetës, je gjysmak politik!" Gjuha e përdorur në fushatë/ Rama: Ata merren me librin e shtëpisë, mua më mbetet mbetet karikatura dhe satira

Rama tha se kur përballë ka një kundërshtar që merret me atë që e cilësoi si "librin e shtëpisë rregullisht" dhe sipas tij e etiketon si kriminel, mafioz, mendon se nuk i mbetet gjë tjetër veçse satirës dhe karikaturës.

6 Maj 2025, 22:12 Nga M.B
"Të shkosh pas kënetës, je gjysmak politik!" Gjuha e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli sot për gjuhën e përdorur gjatë fushatës elektrole nga ana e tij. I ftuar në emisionin "Repolitix" Rama tha se kur përballë ka një kundërshtar që merret me atë që e cilësoi si "librin e shtëpisë rregullisht" dhe sipas tij e etiketon si kriminel, mafioz, mendon se nuk i mbetet gjë tjetër veçse satirës dhe karikaturës. Sipas tij, të shkosh pas kryedemokratit Berisha dhe opozitës, je gjysmak politik.

"Kur ke një kundërshtar që merret me librin e shtëpisë tënde rregullisht. Që të ngre kriminel, të ul mafioz, të ngre trafikant, të ul përdhunues e të tjerë, e të tjera. Ti nuk ke shumë zgjedhje, unë personalisht kurrë nuk e kam bërë dhe nuk e bëj dot që t'i kthehem kundërshtarit me këto lloj, me këto akuzash. Se kjo nuk hyjnë tek komunikimi jo njerëzor, po as tek komunikimi politik. Këto janë, barbari, unë s'e bëj dot. Asnjëherë nuk i kam thënë asnjë kundërshtari, ti je kriminel, ti je mafioz, ti je hajdut, ti je maskara. Le pastaj t'i futem në shtëpi, le pastaj t'i nxjerr të vdekurit e të gjallët në fushatë, apo jo? Atëherë, ç'armë mbetet mua? Më mbetet karikatura dhe satira. Karikatura dhe satira janë forma të larta komunikimi, nuk janë fyerje.

Unë thashë që ne jemi partia më e mirë dhe unë e kam bindje këtë. E tregon një fakt që pesëdhjetë e gjashtë përqind e grave në Republikën e Shqipërisë votojnë për ne. Dhe unë besoj që gjykimi i grave është shumë më shumë më objektiv, kur vjen puna te politika, sepse gratë janë shumë më pak tifoze. Gratë nuk janë tifozë, janë më të distancuara në tërësi. Burrat janë shumë më tifozë. Kjo diferencë tek burrat është më e ngushtë, gjysma është me ne, dhe pak më pak se gjysma është më kënetën. Dhe dihet që thashë që gjysma është çyryk, dhe ynë e besoj këtë. Nuk është çështje çyrykësh në jetën e tyre provat, është çështje politike. Ata mund të jenë opozitarë me mua.

Juve keni bërë një gjë të gjithë. Keni bërë një gjë, ju i keni dhënë një status të veçantë bufit. I keni dhënë një status të veçantë bufit, pse? Sepse në qoftë se të ishte një njeri tjetër, unë nuk diskutohet njëherë. Se meqë më the që duhet të thuash buf, po buf politik, po unë kur dola thashë autizëm politik, janë autik politik. M'u hodhën të tërë. M'u hodhën të tërë. Autizmi politik është koncept. Dhe unë kërkova ndjesë. Po më imagjinon ti mua? Një ditë të vetme të dal edhe të flasë si bufi, po e di ç'a bëhet këtu. Për mua të shkosh pas bufit të kënetës, je gjysmak politik", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll