Politike

Mandatet e PS-së pas 11 majit/ Rama: Nuk vë numër, na duhet një fuqi e re

Rama u pyet nëse Partia Socialiste po synon 84 mandata. Për këtë kryeministri nuk preferoi të fliste konkretisht me numra, por tha se i duhet një mandat edhe më i fortë se ai që ka marrë në 2021 me 74 mandate.

6 Maj 2025, 21:55 Nga M.B
Mandatet e PS-së pas 11 majit/ Rama: Nuk vë numër, na duhet
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se i duhet një mandat edhe më i fortë qeverisës. I ftuar në emisionin "Repolitix" Rama u pyet nëse Partia Socialiste po synon 84 mandata. Për këtë kryeministri nuk preferoi të fliste konkretisht me numra, por tha se i duhet një mandat edhe më i fortë se ai që ka marrë në 2021 me 74 mandate. Rama nuk i kurseu ironitë teksa thoshte se nuk mund ta imagjinonte që kryedemokrati Berisha të përfaqësojë Shqipërinë në forumet ndërkombëtare veçanërisht në integrimin drejtë BE-së.

 Pjesë nga biseda në studio:

Edi Rama: Yjet janë bashkuar sepse ata tani kanë hapur derën. Gjeopolitika e tyre kërkon të hapet dera. Por ata s’të marrin brenda po s’bëre punët. Prandaj na duhet një mandat i fortë që të mbyllim negociatat brenda 2027. Vetëm ne e çojmë në BE. Nuk është çështja çfarë pranojnë ata, çështja është se kapacitet qeverisëse që kemi ne, nuk i ka askush tjetër në Shqipëri. 

Analisti: NATO-n liberalizimin e vizave ato i kanë bërë. 

Edi Rama: Po si ka mundësi mor...

Analisti: Fakte, mund t’i heqim faktet

Edi Rama: Të kam njohur si rebel, nuk të shoh dot në kënetë. Nuk e shoh dot në kënetë. Unë pranoj të më vësh ti para me shqelma, por duke më tërhequr nga e ardhmja. Por kur të shoh ty dhe më thua liberalizmi i vizave dhe NATO njësoj si ata komentatorët me profile fallso të kënetës. E parafytyron vërtetë Shqipërinë të përfaqësohet nga bufi i kënetës dhe ajo lloj force politike në forumet ndërkombëtare. Nga viti 2011 deri në 2013 nuk ka shkelur njeri në Shqipëri, s’ka pasur një vizitë zyrtare të nivelit të lartë në Shqipëri. 

Analisti: Kur thoni mandat i fortë, 84 vota nënkuptoni?

Edi Rama: Unë nuk vë numër, unë them që duhet një fuqi e re.

Analisti: Mandatin e fortë e keni edhe sot. 

Edi Rama: Na duhet më i fortë...nuk është numër, është çështje mesazhi.

edi rama

Sondazh

Poll