Politike

"Çyryk nuk është personale ndaj askujt në jetën private!" Rama: Të jesh tifoz pas bufit është fatkeqësi kombëtare

Rama tha se kryedemokrati Sali Berisha është një fatkeqësi kombëtare dhe i tillë sipas tij është edhe për tifozët e tij.

6 Maj 2025, 22:15 Nga M.B
"Çyryk nuk është personale ndaj askujt në jetën
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot gjuhën e përdorur nga vetë ai gjatë fushatës elektorale. I ftuar në emisionin "Repolitix" Rama tha se kryedemokrati Sali Berisha është një fatkeqësi kombëtare dhe i tillë sipas tij është edhe për tifozët e tij. Rama po ashtu tha se fjala e përdorur nga ai "çyryk" nuk është personale ndaj askujt në jetën private.

Pjesë nga biseda në studio:

Edi Rama: Unë nuk them kush nuk më voton mua, është gjysmak. Po sepse është vërtetë, të mos jesh në gjendje të gjykosh, pastër politikisht të shkosh mbas bufit këndej. Voto kë të duash, më ka të tjerë plot. Mos voto fare, dil bëj një parti tjetër, dil bëj revolucion, bëj ça të duash, portë legalizosh atë lloj qasje që është një qasje monstruoze ndaj kulturës shqiptare, ndaj mënyrës së të folurit shqip me tjetrin Pa respektuar asnjë etikë, pa respektuar asnjë normë. Ti ndash njerëzit, kush është me mua është qëndrestar, kushdo tjetër është mafioz, është kriminel. Është kandidat për kryeministër. Një njeri që nuk ka më as kthjelltësi mendore është kandidat për kryeministër. E kupton ti apo? Dhe juve keni legalizuar në opozitë, cila opozitë?

Analisti: Çyryk është sharje, është ofendim i rëndë, bile, ofendim për sëmundje mendore.

Edi Rama: Nuk është personale ndaj askujt në jetën private të gjithë njerëzit që votojnë këtë të duan, mund të jenë njerëz të jashtëzakonshëm në jetën private. Ne këtu jemi skuadra dhe po të them të jesh tifoz pas një krijese të atillë që është fatkeqësi kombëtare, që është pengmarrësi gjithë opozitës me vite po them. Është pengmarrësi i opozitës, është fatkeqësi.

Analisti: E ke kundërshtar politik. 

Edi Rama: Cili kundërshtar. Nuk e kam kundërshtar unë atë.

edi rama

Sondazh

Poll