Politike

"Jam i hidhur por s’kam ça bëj!" Rama: Llogaridhënie dhe biseda kemi bërë 4 vjet! Fushata me këngë dhe valle, bashkësi qytetare

ama e konsideroi fushatën e forcës së tij politike me këngë dhe valle si pjesë që vjen si një bashkësi qytetare. Sipas tij etiketimi i fushatës si folklorike "është kot".

6 Maj 2025, 21:47 Nga M.B
"Jam i hidhur por s’kam ça bëj!" Rama:
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se llogaridhënia dhe biseda me qytetarët shqiptarë është bërë nga ana e PS-së për 4 vite. I ftuar në emisionin "Repolitix", Rama e konsideroi fushatën e forcës së tij politike me këngë dhe valle si pjesë që vjen si një bashkësi qytetare. Sipas tij etiketimi i fushatës si folklorike "është kot". 

"Sa filloj e flas menjëherë ndërpriten. Ore është luftë për të marrë fjalën nëpër studio. Unë jam edhe njeriu që prezumohen që iu shtyp juve nga mëngjesi deri në darkë se jam edhe autokrat ça është kjo histori, më lër ta mbaroj. Do të durosh edhe pjesën time. Nuk jam i thjeshtë tani. Do të durosh edhe pjesën time. E di që ka momente që nuk jam i ëmbël, ka momente që jam i hidhur dhe s’kam ça bëj. E kam problem kur duhet të trajtoj non sens.

Kjo e folklorit nuk qëndron, është kot. Fakti që fushata, një parti politike shfaqet në një shesh, dhe nuk vjen si një armatë që vë tribunën atje dhe mban fjalimet e tmerrshme ba ba ba, por vjen si një bashkësi qytetare që edhe këndon, kërcen dhe krijon atmosferë më të relaksuar për njerëzit që janë aty, se vijnë aty dhe i thërrasin e mbledhim por ata kënaqen se janë bashkë. Është bashkësi, jemi familje e madhe ne Nentor në PS. Llogaridhënie dhe biseda me qytetarët kemi bërë 4 vjet. Unë fushatën time e kam 4 vjet, jo tre muaj.

Jam në mënyrë të vazhdueshme në kontakt me njerëzit dhe në terren. Në terren zhvillohet një fushatë që nuk zë vend në pasqyrat tuaja se përqendrohet fushata te unë. Sepse me mua merreni ju. Doni të shihni fushatë tjetër, shikoni nëpër qarqe që ka takime, biseda, që mblidhen njerëz që thonë nuk shkon kjo e ajo, por nuk bëjmë ne takimin e madh në qytet me muhabet. Ne shkojmë për të dhënë mesazhet krysore, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll