Politike

Celibashi i përgjigjet PD-së për denoncimet në Greqi: Votuesit duhet të raportojnë, na duhen fakte

Celibashi në një dalje për mediat ka theksuar se KQZ trajton çdo ankesë bazuar në prova konkrete dhe jo në deklarata politike të partive.

6 Maj 2025, 11:36 Nga I.A
Celibashi i përgjigjet PD-së për denoncimet në Greqi:
Ilirjan Celibashi

TIRANËKreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i është përgjigjur denoncimeve të Partisë Demokratike për shkak të akuzave për manipulim të votave në Greqi. Celibashi në një dalje për mediat ka theksuar se KQZ trajton çdo ankesë bazuar në prova konkrete dhe jo në deklarata politike të partive. Në fund të fjalës së tij, shtoi se votuesit duhet që të raportojnë shkeljet e bëra dhe të sjellin fakte. 

"Kam respekt për partitë politike, por rëndësi ka fakti. Mbi faktet që na janë paraqitur, kemi marrë masat përkatëse. Nëse një zgjedhës nuk e ka marrë fletën e votimit, ai ka mundësinë ta raportojë rastin. Kur të vijë momenti i verifikimit, do të kërkojmë provat për çdo rast. Unë e marr të mirëqenë që protokolli është zbatuar," tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll