Zgjedhjet e 11 Majit/ Flamur Noka mesazh Suel Çelës: Po mbështet një kufomë politike! Mos telefono komisionerët e PD
Flamur Noka ELBASAN- Deputeti demokrat Flamur Noka, në një takim me banorët e Elbasanit, ka mbajtur një qëndrim të fortë...
Kalaja bëri të ditur se ka vënë në dispozicion vendimin e Gjykatës së Janinës, një akt juridik që dënon këtë gjyqtare, e cila në mënyrë kategorike e ka mohuar dhe nuk e ka përfshirë këtë informacion as gjatë procesit të vetingut.
TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja, ka dorëzuar sot në GJKKO, vendimin penal të dhënë nga autoritetet greke ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Në deklaratën për media, Kalaja bëri të ditur se ka vënë në dispozicion vendimin e Gjykatës së Janinës, një akt juridik që dënon këtë gjyqtare, e cila në mënyrë kategorike e ka mohuar dhe nuk e ka përfshirë këtë informacion as gjatë procesit të vetingut.
Ajo theksoi gjithashtu se ky fakt penal i rëndë nuk është evidentuar gjatë rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, një situatë që për Kalajën është një keqmenaxhim i sistemit të drejtësisë dhe një pasqyrë e paaftësisë së institucioneve të shtetit për të vepruar në kohë.
"Kam vënë në dispozicion dhe vendimin e Gjykatës së Janinës. Pra, vendimin penal të marrë ndaj gjyqtares me tre mbiemra, për të cilën ajo në mënyrë kategorike jo vetëm e ka mohuar por, nuk e ka deklaruar dhe në institucionet që e ka detyrimin ligjor dhe kushtetues për ta deklaruar dhe nga ana tjetër, edhe në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve që quhet veting, ky fakt i rëndë penal nuk është evidentuar nga kjo gjyqtare.
Duke qenë se kjo gjyqtare dje ka dalë dhe ka dhënë disa deklarata për një media të caktuar, unë përpara zyrave të SPAK e sfidoj këtë gjyqtare duke i thënë që të vërtetojë që ky vendim gjykate i cili është ligjor dhe me vulë apustile, është i falsifikuar, dhe unë nesër të përballem me ligjin sipas dispozitave ligjore. Këtë thirrje kam në fakt edhe për të gjithë ata që paguhen nga pushteti, ata që në fakt kanë lobuar fort që Irena me 3 mbiemra të jetë në këtë sistem, të vijojë në këtë sistem, megjithëse sot, ajo duhet të ishte në përballje me ligjin.
Këtu po të shikoni është vula apustile e këtij vendimi. Vendim i cili në një kohë rekord është marrë për 10 ditë nga zoti Fredi Beleri, ndërkohë që prej 1 viti, institucionet shqiptare dështojnë të marin një vendim të tillë.
Nga ana tjetër, dua të denoncoj eshte një rast të paprecedent që lidhet me prokurorinë e Përgjithshme, pasi siç edhe ju e patë, në deklarimet e Irenës me 3 mbiemra, përveçse mohonte vendime të dënimit të saj dhe dëbimit 10 vjeçar të shtetit grek, dispononte edhe disa dokumente të cilat vërtetojnë që gjoja Irena me 3 mbiemra nuk është dënuar penalisht dhe nuk është dëbuar nga shteti grek.
Këtu dua të saktësoj dy momente. Pasi ne u vumë në dijeni të gjithë shkresave që kishin ardhur nga shteti grek, ne argumentuam edhe me një shkresë tjetër përsjellëse Prokurorisë së Përgjithshme, se bëhej fjalë për devijim të kërkimit të informacionit. Çfarë do të thotë kjo, devijim i kërkimit të informacionit.
Ministri i dosjes ‘184’, në vend që të kërkonte informacion në gjykatën ku ishte marrë vendimi i dëbimit dhe dënimit, ka shkuar në gjykatën e Athinës. Pra, në vend që të shkonte në Gjykatën e Janinës, ka shkuar në gjykatën penale të Athinës. Ndërkohë që ne, në asnjë shkresë për kërkesë informacioni nuk e kemi përmendur gjykatën penale të Athinës," tha Kalaja.
Flamur Noka ELBASAN- Deputeti demokrat Flamur Noka, në një takim me banorët e Elbasanit, ka mbajtur një qëndrim të fortë...
edi rama LIBRAZHD- Kryeministri Edi Rama tha sot në Librazhd se shkalla e papunësisë së grave ka rënë në 10%. Ai shtoi m...
edi rama LIBRAZHD- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Librazhd, ka prezantuar disa nga ato që i ka cilësuar si arritje...
Gjin Gjoni LEZHË- Policia e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shpifje për kandidatin e PD-së, Gji...
edi rama LIBRAZHD- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim elektoral me qytetarwt e Librazhdit. Rama e nisi fjalën e tij d...
Takimi DURRËS- Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier paraditen e sotme ka zhvilluar një takim në selinë ...
foto nga incidenti LEZHË- Një situatë e tensionuar lidhur me fushatat elektorale të partive ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga punimet në sheshin "Skënderbej" për pri...
Xhemal Gjunkshi TIRANË- Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paraqitur paraditën...
benet beci SHKODËR- Xhamia e re shkëlqen nën diellin e drekës ndërsa rrugët janë bosh në qendrën e fshat...