Politike

Partitë e reja/ Berisha: Nuk them që s'dëmtojnë, por ky është operacioni i Ramës! Shehajn e ftova, por nuk është për rotacionin

Berisha shtoi se Agron Shehajn e ftoi në koalicion, por ky i fundit sipas tij,  nuk është për rotacionin dhe herë është kundër sistemit.

5 Maj 2025, 22:10 Nga M.B
Partitë e reja/ Berisha: Nuk them që s'dëmtojnë, por ky
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pohoi sot se partitë e reja e dëmtojnë në zgjedhje PD-në. I ftuar në "Çim Peka Live" ai tha se ky është operacioni i Edi Ramës duke shumë qartë. Berisha shtoi se Agron Shehajn e ftoi në koalicion, por ky i fundit sipas tij,  nuk është për rotacionin dhe herë është kundër sistemit.

"Se dëmtojnë, dëmtojnë, nuk them që s'dëmtojnë, por ky është operacioni i Edi Ramës duke shumë qartë. T'i referohemi prap Rezolutës, jo me kot Rezoluta thotë se Edi Rama kërkon të shtypë plurarizmin. Për sa i përket Shehjat, unë e ftova atë, por ai ka dalë me tezën që nuk është për rotacionin dhe herë nuk është për rotacionin herë është kundër sistemit. Të mos jesh për rotacionin dmth të jesh për Edi Ramën në pushtet dhe të jesh kundër sistemit dmth të jesh anarkist janë gjara elementare.

Para se të ikte nga partia Shehaj nuk ka kërkuar asgjë, përkudrazi ka qenë njeri i respektuar në parti. Unë i ofrova atij që të garonte për Bashkinë e Tiranës, ai e refuzoi, tha unë jam për më shumë. Nuk e mora ashtu.. Çfarë bëra i thash merr udhëheqjen politike të fushatës së Tiranës ", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll