Politike

Kontrata 400 mln € e inceneratorëve? Rama: Çmimi është qesharak krahasuar me Europën

I ftuar në emisionin 'Të paeskpozuarit' në MCN Tv, Rama tha se problemi i këtij hotspoti që është Sharra, ndodhet nën sekuestro dhe shtoi se për Incerenatorët është paguar shërbimi.

5 Maj 2025, 22:12 Nga I.A
Kontrata 400 mln € e inceneratorëve? Rama: Çmimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë kësaj mbrëmjeje për problemin e mbetjeve në vend. I ftuar në emisionin 'Të paeskpozuarit' në MCN Tv, Rama tha se problemi i këtij hotspoti që është Sharra, ndodhet nën sekuestro dhe shtoi se për Incerenatorët është paguar shërbimi. Rama shtoi më tej se po adiminstrojnë atë që është aty dhe nuk mund të bëjnë asgjë më shumë për të vazhduar me investimet. 

"Nuk janë as 400 as 150 në realitet. Çfarë është paguar? Shërbimi. Sa i përket strategjisë, jemi ku e ku me ku ishim më parë nga pikëpamja e grumbullimit. Ajo që po të thosha, kontratat me këto struktura, kanë një çmim që është qesharak në raport me çmimin real që paguhet në çdo vend të Europës. Problematika aty, çfarë ka ndodhur midis palëve jashtë binarëve të ligjit. Këtë po heton prokuroria. Situata vështirësohet nga fakti që Sharra është në sekuestro.  Administrohet nga agjenecia a aseteve të sekuestruara. Ne nuk mund të bëjmë ndonjë gjë më shumë se kaq. Administrojmë atë që është aty. Duhet të ecet me investime. Duhet hequr nga duart e atyre dhe e heq gjykata, jo ne. Administrohet nga shteti. Nuk paguhen ata, pagesat bëhen për të vazhduar puna nga agjencia shtetërore. Problemi i këtij hotspoti që është Sharra, është shumë i lidhur e procesin... Është diçka që edhe e kemi, edhe nuk e kemi. Tërësia e mbetjeve, është komplet botë tjetër me çfarë ishte deri dje", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll