Politike

Berisha me banorët në Maqellarë: Vetëm 6 ditë na ndajnë nga dita e madhe, dita kur qytetarët do të flasin me votë dhe do të zgjedhin ndryshimin

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot entuziazëm, Berisha shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që banorët e zonës i kanë dhënë kauzës së tij dhe Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

5 Maj 2025, 17:02 Nga E. D
Berisha me banorët në Maqellarë: Vetëm 6 ditë na
Sali Berisha

MEQALLARË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një takim me banorët e Maqellarës, vetëm gjashtë ditë përpara zgjedhjeve vendimtare të 11 majit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot entuziazëm, Berisha shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që banorët e zonës i kanë dhënë kauzës së tij dhe Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare, emigrimi masiv. Ai theksoi se shqiptarët, dhe veçanërisht banorët e Maqellarës, janë njerëz punëtorë dhe të ndershëm, të cilët janë detyruar të lënë vendin për shkak të varfërisë dhe mungesës së shpresës që ka krijuar regjimi aktual.

Në përfundim të fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 11 majit dhe të japin një mesazh të qartë nëpërmjet votës së tyre për një Shqipëri më të drejtë, me mundësi për të gjithë dhe me të rinj që nuk largohen nga vendi. 

sali berisha

Sondazh

Poll