Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Blushi: Ilir Meta po bën fushatë nga izolimi, e ka kthyer qelinë në llogore

Sa i përket deklaratave të fundit të Monika Kryemadhit kundra tij, Blushi zgjodhi të qëndronte më indiferent. Ai theksoi se pavarësisht sulmeve, qëllimi i përbashkët është i qartë, përmbysja e qeverisë aktuale dhe rikthimi i demokracisë.

5 Maj 2025, 15:57 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit/ Blushi: Ilir Meta po bën fushatë nga izolimi, e
Tedi Blushi

TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, ka kometuar atmosferën e fushatës elektorale të 11 majit, teksa theksoi se pavarësisht sfidave, koalicioni është më i bashkuar se kurrë. I ftuar në një intervistë për “News24” Blushi u ndal veçanërisht te situata e presidentit të PL, Ilir Metës, duke e përshkruar atë si një figurë që vazhdon të frymëzojë përkrahësit edhe në kushte izolimi.

Sa i përket deklaratave të fundit të Monika Kryemadhit kundra tij, Blushi zgjodhi të qëndronte më indiferent. Ai theksoi se pavarësisht sulmeve, qëllimi i përbashkët është i qartë, përmbysja e qeverisë aktuale dhe rikthimi i demokracisë.

“Ilir Meta po bën fushatë në kushtet e një izolimi ekstrem, duke komunikuar përmes letrave me mbështetësit e tij. Ai e ka kthyer qelinë në një llogore kundër regjimit dhe sakrifica e tij është një frymëzim për të gjithë mbështetësit e Partisë së Lirisë.

Nuk dua të komentoj asnjë lloj provokimi, sidomos në ditët e fundit të fushatës. Kush jam unë, e dinë të gjithë, dhe jetesa ime është modeste. Fushata jonë do të kurorëzohet me një fitore madhështore. 

Jemi në një front të përbashkët,” tha Blushi. 

tedi blushi

Sondazh

Poll