Politike

“Zonat e mbrojtura po shkatërrohen njësoj si Gjiri i Manastirit”/ Zhupa publikon pamjet me dron: PD do të anulojë ligjin e investimeve strategjike! Në 11 Maj bëni zgjedhjen e duhur

Në videon e publikuar në rrjetet sociale duket një kompleks vilash i ndërtuar në Gjirin e Manastirit, pranë Sarandës. Zhupa gjithashtu shprehet se me 11 Maj duhet të votojnë Partinë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike.

5 Maj 2025, 15:39 Nga E. D
“Zonat e mbrojtura po shkatërrohen njësoj si Gjiri i
Ina Zhupa

TIRANË- Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka publikuar pamjet me dron nga bregdeti i Jonit, ku tregohet se si zonat e mbrojtura po shkatërrohen. Në videon e publikuar në rrjetet sociale duket një kompleks vilash i ndërtuar në Gjirin e Manastirit, pranë Sarandës. Zhupa gjithashtu shprehet se me 11 Maj duhet të votojnë Partinë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike.

 

Postimi:

Mbrapa meje është pika e vogël e Mirela Kumbaros. Ja shikojeni pak -Pamje me dron! Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit. Por Ju e keni në dorë!

Me 11 Maj Ju mund të zgjidhni alternativën e Partisë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike.

Që premton dhe garanton që do të mbroj zonat e mbrojtura.

Që premton dhe garanton që do mbroj pronën private të çdo qytetari shqiptar.

Sot kjo pronë rrëmbehet nga investitorët strategjik, zona e mbrojtura shkatërrohen siç është shkatërruar Gjiri i Manastirit.

Në 11 Maj bëni zgjedhjen e duhur! Bëni zgjedhjen që i shërben interesave tuaja dhe jo interesave të investitorëve klient të pushtetit.

VOTONI NR 1!VOTONI PARTINË DEMOKRATIKE – ALEANCËN PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE!

ina zhupa

Sondazh

Poll