Politike

"Rruga e Pogradecit është një nga rrugët më të bukura të Shqipërisë!" Rama: Të gjitha fshatrat kanë ujë të pijshëm

Rama replikoi ndaj akuzave të opozitës duke thënë se të gjitha fshatrat kanë ujë të pijshëm.

5 Maj 2025, 16:44 Nga M.B
"Rruga e Pogradecit është një nga rrugët më
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim elektoral sot në Pogradec. Rama foli për arritjet e bëra në rang qarku sipas tij gjatë qeverisjes së tij dhe për synimet për integrimin europian. Ai tha se rruga e Pogradecit është një nga rrugët më të bukura të Shqipërisë sot. Gjithashtu Rama replikoi ndaj akuzave të opozitës duke thënë se të gjitha fshatrat kanë ujë të pijshëm.

"Në fakt, do ta nis nga aty ku Niko tha, që ne, 4 vite më parë, nga ky vend ku jemi sot, premtuam se do të ishte mandati i Pogradecit. E thamë këtë se kishte tërhequr krraba shumë andej nga Korça dhe, në fakt, ky ishte mandati i Pogradecit. Transformimi i këtij qyteti është në sy të të gjithëve, por dua ta them me plot gojën, që ky transformim nuk do të ishte pa Ilir Xhakollin. E mbani mend, besoj, se çfarë na ka bërë këneta, na i nxorri gjithë speciet aty te rruga dhe nuk donin që ne të shembnim të vjetrën për t’i hapur rrugë të resë.

Por, pavarësisht të gjitha vështirësive, rruga e Pogradecit është një nga rrugët më të bukura të Shqipërisë sot dhe, besoj, e keni parë që zë vend hera-herës në të gjitha reportazhet që bëhen për Shqipërinë turistike jashtë Shqipërisë. Edhe nga ajo hyrje filloi gjithë ajo punë dhe në të gjitha drejtimet e jetës së komunitetit. Është pikërisht këtu rasti dhe dua ta prek për të gjithë ata që e shohin Shqipërinë me sy të historive që i thonë vetë, që s’ka ujë, bukë, etj. Të gjitha fshatrat kanë ujë të pijshëm", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll