5 Maj 2025, 13:31
Nga DOSJA
Ivi Kaso
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Korçë, Ivi Kaso, ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si po zhvillohet procesi i votimit të diasporës, duke vënë theksin te parregullsitë e konstatuara në Greqi.
Në një deklaratë për mediat ai theksoi se ndryshe nga vendet e tjera ku procesi ecën normalisht dhe shpërndarja e zarfeve po kryhet në mënyrë të rregullt përmes rrjetit të DHL, në Greqi situata është përkeqësuar për shkak të kontraktimit të pikave të basteve dhe lojërave të fatit për shpërndarjen e zarfeve të votimit.
Ai gjithashtu paralajmëroi se dhënia e zarfeve personave të tretë, që pretendojnë se njohin përfituesin e votës, rrezikon të manipulojë rezultatin dhe dëmton besueshmërinë e procesit.
Deklarata e sekretarit për Ligjet dhe Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso:
I bashkohem dhe unë falënderimit të drejtueses politike të diasporës për çdo shqiptar në diasporë që ka zgjedhur që me votën e tij të bëjë ndryshimin. Ka një masivitet të bashkëatdhetarëve tanë që me përkushtimin e tyre gjejnë kohën për atë që ne e kemi quajtur shpëtimi i këtij vendi, duke bërë ndryshimin me votë në datën 11 maj dhe ta shpëtojnë atë detyrim me shprehjen e vullnetit të tyre.
Sikundër i bashkohem 100% shqetësimeve që drejtuesja politike e diasporës ngriti sa i përket procesit në Greqi, aq më shumë në ndryshim me vendet e tjera ku procesi ecën normalisht, kryesisht janë vende ku DHL ka rrjetin e saj të shpërndarjes, procesi po ecën sipas parashikimeve që kanë qenë dhe garanci të këtij procesi.
Procesi i shpërndarjes po ecën sipas parashikimeve të cilat kanë qenë dhe garanci të këtij procesi, pra bazohej në disa elemente të rëndësishëm ku njëri prej tyre ishte ai i individualizimit të shtetasit që do t’i dorëzohej vota.
Rregullorja dhe udhëzimi parashikon rregulla të detajuara, kontaktimin personal të shtetasit më shumë se një herë dhe në rast se shtetasi nuk gjendet me 3 tentativa, atëherë zarfi qëndronte në pritje në zyrën më të afërt të DHL derisa shtetasi të paraqitej me dokument identifikimi, dhe kjo ka qenë e mbetet elementi i garancisë së procesit.
Në rastin e Greqisë, duke u kontraktuar ky proces, duke u përdorur pika bastesh e lojërash fati kryesisht, procesi ka degraduar në atë fazë sa kontraktohet, ia japin kujtdo që paraqitet sikurse e njeh x person që do t’i dorëzohet zarfi.
Janë dhënë udhëzime të nevojshme të bëhen denoncime në polici, të bëhen denoncime në numrin që DHL ka lënë, ose të bëhen në platformë, por kjo për fat të keq nuk e zgjidh problemin. I bëjmë thirrje Komisionit të Zgjedhjeve që ky proces të shkojë mbarë dhe në fund, pavarësisht sfidave.
ivi kaso
Politike
5 Maj 2025, 15:09
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhilluar një takim në ambientet e KQZ-së me drejtue...
Politike
5 Maj 2025, 14:50
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të ve...
Politike
5 Maj 2025, 14:39
I.A
Gjin Gjoni
LEZHË- Kandidati i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka nxjerr me emra personat që sipas tij po tentojnë të intimidojn&eu...
Politike
5 Maj 2025, 14:24
r.ll
sali berisha
BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se rezoluta e miratuar në Valencia për votën e lirë, nuk do të pranohej...
Politike
5 Maj 2025, 14:15
N.F
Rama
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama pas takimit të zhvilluar në Devoll ka ndarë një video në rrjetet sociale ku i ka bërë...
Politike
5 Maj 2025, 13:51
I.A
LEZHË- Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, njëherazi edhe kandidat në listat e mbyllura të PS-së p&eu...
Politike
5 Maj 2025, 14:06
I.A
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar ditën e sotme se ka depozituar në Gjykatën e Lartë prova të reja për gj...
Politike
5 Maj 2025, 14:03
r.ll
sali berisha
BULQIZË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot në takimin e zhvilluar në Bulqizë se do të mbrohet me çd...
Politike
5 Maj 2025, 14:00
r.ll
sali berisha
BULQIZË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur në Bulqizë në takimin përmbyllë...
Politike
5 Maj 2025, 13:46
r.ll
gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur për gazetarët jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme pas shtyrj...