Aktualitet

'Shfaqet' Xhisiela Maloku, ish e dashura e djalit të Rrahman Rrajës paraqitet në SPAK

Ditën e sotme Maloku u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar një tjetër vajzë.

5 Maj 2025, 13:28 Nga I.A
'Shfaqet' Xhisiela Maloku, ish e dashura e djalit të Rrahman
Xhisiela Maloku

TIRANË- Ish e dashura e djalit të Rrahman Rrajës, Xhisiela Maloku ka marrë sërish vëmendje e mediave në vend ditët e fundit. Maloku u bë e njohur për historinë sentimentale Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ditën e sotme Maloku u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar një tjetër vajzë. Kjo nuk është hera e parë që Maloku paraqitet në SPAK, pasi u paraqit dhe javën e kaluar. 

Xhisiela Maloku u bë e njohur pas lidhjes me Rexhep Rrajën. Historia e tyre pushtoi të gjitha mediet kombëtare, pasi vetëm para pak muajsh 26-vjeçarja e denoncoi partnerin e saj për dhunë dhe presion.

xhisiela maloku rrahman rraja rexhep rraja

Sondazh

Poll