Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg për abuzim seksual me të mitur, arrestohet në Shijak 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia bën me dije se i arrestuari është dënuar me 10 vite burg për për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".

5 Maj 2025, 11:37 Nga N.F
EMRI/ I dënuar me 10 vite burg për abuzim seksual me të mitur,
Arrestimi

SHIJAK- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Shijak. Policia bën me dije se i arrestuari është dënuar me 10 vite burg për për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".

I arrestuari është identifikuar si Fatjon Hoxha. Ai u kap në fshatin Sallmone. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shijak, në vijim të kontrolleve të kryera  bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Fatjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 32 vjecari ne shijak

Sondazh

Poll