Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për trafikim droge, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

I riu u prangos pasi ishte i shpallur në kërkim nga Spanja. I riu me inicialet E. K. akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi me llamba në Spanjë.

5 Maj 2025, 08:32 Nga N.F
Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për trafikim droge,
Arrestimi

VAU I DEJËS- Një 28-vjeçar është vënë në pranga në aksin Vau i Dejës-Shkodër. I riu u prangos pasi ishte i shpallur në kërkim nga Spanja. I riu me inicialet E. K. akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi me llamba në Spanjë.

Policia bën me dije se Gjykata e Barcelonës në vitin 2025 i ka caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”. Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

arrestohet 28-vjeçari në vaun e dejës

Sondazh

Poll