Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan, dëshmia: U ktheva vetë, s’më ekstraduat

Çapja u ektradua nga Dubai vetëm pak ditë më parë pasi akuzohet për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim ndaj Sokol Sanxhaktarit.

5 Maj 2025, 10:25 Nga I.A
U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc
Florenc Çapja

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Florenc Çapjan. Çapja u ektradua nga Dubai vetëm pak ditë më parë pasi akuzohet për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim ndaj Sokol Sanxhaktarit. Përpara togave të zeza, Çapja mohoi të kishte lidhje me ngjarjen dhe i kërkoi prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.

Çapja është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë përdorues i platformës së enkriptuar të komunikimit SKY ECC. Më tej ai ka pretenduar se nuk është ekstraduar, por ka qenë vullneti i tij për të ardhur pasi ka qenë më herët në Stamboll dhe ka pasur mundësi të largohej.

Arrestimi i Florenc Çapjas

Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh, por pas kthimit në Shqipëri është vendosur në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë. 44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela.

Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait. Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut për të humbur gjurmët.

florenc Çapja sokol sanxhaktari

Sondazh

Poll