Aktualitet

Aksidenti në aksin Shkodër-Velipojë, shoferja humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi për vdekje këmbësorin (EMRAT)

76-vjeçari Gjovalin Nikolli, për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

5 Maj 2025, 11:01 Nga r.ll
Aksidenti në aksin Shkodër-Velipojë, shoferja humbi kontrollin e
foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë.  Sipas informacioneve zyrtare policore, shtetasja Zana Kola ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë, 76-vjeçari Gjovalin Nikolli, për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor ‘Shkodër–Velipojë’, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor. Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendngjarje. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

aksident ne shkoder zana kola gjovalin nikolli

Sondazh

Poll