Aktualitet

Kraja shtron sërish kërkesat për përforcime, shkresë KLP-së: Dua dhe dy prokurorë, ka fluks kallëzimesh

20 Janar 2020, 12:46 Nga DOSJA
Kraja shtron sërish kërkesat për përforcime, shkresë

TIRANË– Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, ka kërkuar që të ketë edhe dy prokurorë të tjerë në SPAK, pasi sipas tij ka një fluks kallëzimesh. Dosja.al mëson se Kraja, me anë të një shkresë zyrtare, i është drejtuar pak kohë më parë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilës i kërkon komandimin e dy prokurorëve të tjerë.

Sipas shkresës zyrtare, Kraja mësohet të jetë shprehur se numri i konsiderueshëm i kallëzimeve në SPAK, nuk përballohen nga 10 prokurorët që janë aktualisht në dispozicion. Gjithsesi, kërkesa e Krajës nuk është renditur në asnjërën prej pikave të rendit të ditës gjatë dy sencave plenare që zhvilloi KLP-ja ditën e sotme, për arsye që ende nuk dihen.

Në fund të muajit dhjetor, pas ngritjes së SPAK (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), drejtuesi i saj, Arben Kraja, kërkoi përforcimet e para duke parashtruar që pjesë e kësaj strukture të bëhen edhe Prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Kjo kërkesë u miratua nga KLP-ja e cila komandoi prokurorët Mara dhe Prençi në SPAK, duke e çuar në 10 numrin e prokurorëve të strukturës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja kraja kerkon perforcime spak arben kraja kraja kerkon perforcime spak

Sondazh

Poll