Sport

VIDEO/ Lazio fiton në Empoli dhe ushtron presion për Champions League…

Goli i Dias pas 53 sekondash ishte i mjaftueshëm për lacialët. Krizë e thellë për Empolin: njëzet ndeshje pa fitore, tani janë të parafundit. Kolombo dhe Hysaj përjashtohen

4 Maj 2025, 16:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Lazio fiton në Empoli dhe ushtron presion për Champions

ITALI - Lazio fiton në Empoli  dhe siguron tre pikë të rëndësishme në garën për Ligën e Kampionëve. Toskanët e D'Aversës, të shkatërruar nga mungesat, mbeten në vendin e parafundit në renditje.

Ata u goditën menjëherë me Dia (1') pas një asisti të Hysajt. Viti në minutën e 7-të të pjesës së dytë me një kthesë pas një goditjeje dënimi barazoi rezultatin, por gjyqtari e anuloi golin për pozicion jashtë loje. Me përjashtimin e Kolombos (39') dhe Hysajt (76'), ekipet përfunduan ndeshjen me nga dhjetë lojtarë. 

Lazio me fitoren 1-0 ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 63 pikë, duke pritur Bologna-Juve: një fitore shumë e çmuar në luftën për Ligën e Kampionëve.

Njëzet ndeshje pa fitore për Empolin, i cili tani është i parafundit me 25 pikë pas Lecces (27) dhe Venezias (26): siguria është ende dy pikë larg. Megjithatë, shumë mungesa rrezikojnë ta dënojnë D'Aversën, i cili sot nuk mundi të fuste në fushë as Sebastiano Espositon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll