Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Makina përplas një motorr elektrik, raportohet për dy të plagosur

Gjithashtu i mituri dhe 18-vjeçari ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

4 Maj 2025, 21:17 Nga E. D
Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Makina përplas një
foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident rrugor ka mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në aksin “Shkodër-Lezhë”, ku një automjet u përplas me një motomjet, duke lënë të plagosur dy të rinj. Sipas bluve shtetasja D. S., e cila drejtonte automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen me motomjetin që drejtohej nga 18-vjeçari me iniciale A. A., i cili kishte pasagjer një të mitur 17-vjeçar.

Gjithashtu i mituri dhe 18-vjeçari ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motorr elektrik me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.

Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll