4 Maj 2025, 14:09
Nga M.B
Viktima
LAÇ- Personi në foto është 24-vjeçari Geri Bitri i cili humbi jetën gjatë natës në spitalin e Traumës në Tiranë pas plagëve që mori dje nga të shtënat me armë zjarri në Laç. Mësohet se 24-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.
Viktima
Plagosja me armë zjarri ka ndodhur ditën e djeshme në Laç pranë ish-Gjykatës së Kurbinit. Të plagosur kanë mbetur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. Kjo e fundit po shiste qirinj anës rrugës në momentin e plagosjes. Pesë personat e plagosur u dërguan për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një prej tyre u raportuar që në momentet e para se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se i arrestuari Klevis Ndreca 28-vjeç ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn 26-vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi 26-vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj 26-vjeç dhe Gerald Bitrin 24-vjeç, ky i fundit i mbetur viktimë.
Sipas informacioenve, të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. Ata kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë.
Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur. Nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante. Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi, por nuk ka plagosur asnjë person.
geri bitri
Aktualitet
4 Maj 2025, 13:23
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LAÇ- Në dëshminë paraprake, 28-vjeçari i cili dyshohet se ka qëlluar i pari në konvli...
Aktualitet
4 Maj 2025, 13:19
M.L
Foto ilustruese
BURREL- Në Qafën e Burrelit ende vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, i cili isht...
Aktualitet
4 Maj 2025, 12:46
M.L
Policia
FIER- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit si rezultat i finalizimit të operac...
Aktualitet
4 Maj 2025, 12:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LAÇ- Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshm...
Aktualitet
4 Maj 2025, 10:44
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 48-vjeçari Jorgo Kumaraku është arrestuar në Durrës pasi vodhi me dhunë në nj&e...
Aktualitet
4 Maj 2025, 10:33
M.B
Foto ilustruese
BURREL- 44-vjeçari Admir Lala, drejtues teknik i një kompanie është arrestuar pasi për shkak të shembj...
Aktualitet
4 Maj 2025, 08:24
M.B
Eduart Çala
ELBASAN- Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçarie një prej figurave të shquara të art...
Aktualitet
4 Maj 2025, 08:09
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Geri Bitri, një nga 5 të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës n&...
Aktualitet
4 Maj 2025, 06:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për ditën e sotme orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vran&eu...
Aktualitet
3 Maj 2025, 22:55
r.ll
vendngjarja
KURBIN- Është zbardhur ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Laç, ku mbetën të plagosur me armë zjarr...